Interpol Tirana njoftoi finalizimin e një operacioni ekstradimi nga Zagrebi në Shqipëri, të shtetasit Agustin Lleshi, 51 vjeç, lindur në Lezhë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi Agustin Lleshi ishte në arrati që prej vitit 2023, kur Gjykata e Lezhës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, ngjarje e ndodhur pranë mbikalimit të Rrëshenit dhe goditur nga Policia vitin e kaluar.

Autoritetet shqiptare konfirmuan se shtetasi tashmë ndodhet në Shqipëri dhe do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb