Një anije peshkimi është mbytur ditën e sotme në brigjet e Vlorës, ndërkohë që falë ndihmës së shpejtë është parandaluar një ngjarje e rëndë dhe ekuipazhi është shpëtuar.

Një nga peshkatarët, Mezan Mezani ka deklaruar se situata ishte e frikshme dhe si në filma, aq më tepër që në anije kishte edhe fëmijët pasi punonin si familje.

Ai kërkoi ndihmën e Marinës për të tërhequr anijen, pasi aty ku është sipas tij paraqet rrezikshmëri për anijet e tjera.

“Nuk kishim mundësi të shikonim se ramë në një ngecje të tmerrshme, sa filluam ndodhën këto probleme pastaj dallgëzimi ishte rreth 1 ballë gjë që është e pranueshme. Na u prish vinçi dhe në të njëjtën kohë na u bllokua. Dua të falënderoj anijen “Klodi” edhe rojen bregdetare dhe policinë kufitare se ne ishim në një moment kritik i falenderoj me zemër të pastër, deti ishte normal. Unë kam gjithë jetën peshkatar na kanë ndodhur probleme po jo të kësaj shkalle. U ndiem në siklet. Kemi dhe fëmijët me vete, punojmë si familje, ishim tre veta brenda normativës. Nuk kishim mundësi komunikimi ishim si nëpër filma, anija ishte përmbysur, kemi qëndruar lart.

Dua t’i kërkoj ndihmë Marinës, pasi dëmi është jashtëzakonisht shumë i madh, por edhe për anijet e tjera për momentin është një pikë e rrezikshme sepse po mbahet vetëm nga kavot. Ishim rreth 3.2 milje nga bregu”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: