Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë nga gruaja e tij, ndërsa ishte qëlluar me një plumb në kokë. Teksa ende nuk dihet identiteti, mësohet se viktima u gjet në makinën e tij në “Mansion of Rethymnon”.

Sipas të njëjtave informacione të siguruara nga Protothema, burri mësohet se ishte zhdukur dy ditët e fundit, ndërsa të njëjtat burime bëjnë me dije se edhe më parë ka pasur një përleshje me disa persona.

Ndërkohë në automjetin e tij nuk është gjetur asnjë armë. Tashmë hetimet po shkojnë në drejtim të identifikimit të autorit apo autorëve, mosmarrëveshjet që ai mund të ketë pasur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: