Një zbulim i pazakontë ka habitur shkencëtarët gjatë një misioni të fundit në Antarktida, ku një ishull i panjohur më parë është identifikuar rastësisht në veriperëndim të Detit Weddell.

Ekspedita u zhvillua nga anija akullthyese Polarstern, pjesë e Institutit Alfred Wegener. Ekuipazhi u detyrua të kërkonte strehim për shkak të motit të keq pranë I

Ishullit Joinville, kur hasi në një formacion shkëmbor që nuk përputhej me hartat ekzistuese.

Pozicioni i ishullit rezultoi të ishte rreth një milje detare larg nga ajo që tregohej në dokumentet detare, ndërsa vetë ishulli nuk figuronte në bazat ndërkombëtare të të dhënave apo në imazhet satelitore. Arsyeja? Një “kamuflazh” natyror nga shtresat e dendura të akullit që e kishin bërë praktikisht të padukshëm.

Shkencëtarët arritën t’i afrohen deri në 150 metra bregut, duke kryer matjet e para të detajuara. Ishulli rezulton të jetë rreth 130 metra i gjatë, 50 metra i gjerë dhe ngrihet 16 metra mbi nivelin e detit. Përmasat e tij tejkalojnë edhe vetë anijen kërkimore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb