Shteti Islamik ndryshon taktikë për pengjet. Në revistën online të ISIS “Dabiq”, anëtarët e xhihadistëve në Siri postuan fotot e dy pengjeve më të fundit, njëri norvegjez nga Oslo, 48 vjeç, i njohur si Ole Johan Grimsgaard-Ofstad dhe një 50-vjeçar nga Pekini, i njohur si Fan Jinghui.
Në broshurën e revistës, pengjet kanë dalë në foto të veshur në të verdha, ku jepen edhe gjeneralitetet, puna që bëjnë, madje edhe adresa ku banojnë.
Gjithashtu, në të është publikuar edhe një haraç, i kërkuar nga terroristët përkundrejt shteteve përkatëse të pengjeve, si dhe një mesazh poshtë fotos së gjithsecilit, ku shkruhet: “I braktisur nga qeveria e tij, e cila nuk bëri asgjë për lirinë e tyre”.
Edhe në profilin e Ofstadit në Facebook, postimi i fundit daton më 24 janar, teksa ndan vendndodhjen në Binnish të Sirisë.
(m.k/BalkanWeb)
