IRAK– Disa xhihadistë që luftojnë për Shtetin Islamik në Irak kanë nisur të përdorin pulat si pajisje të improvizuara për kryerjen e shpërthimeve. Pjesëtarë të grupit terrorist që operojnë brenda dhe rreth qytetit Fallujah thuhet se po “ua veshin” pulave jelekët me eksplozivë, të cilat më pas drejtohen që të lëvizin nëpër kampet e armikut.
Siç raporton “DailyStar”, në momentin që pulat arrijnë suksesshëm brenda distancës sulmuese pa rënë në sy, ekstremistët e ISIS-it përdorin mjetet për kontroll të eksplozivëve për t’i shpërthyer ato nga distanca, duke vrarë të gjithë që gjenden afër.
“Koha.net” shkruan se këto imazhe të “pulave vetëvrasëse” janë shpërndarë në internet si nga përdoruesit pro ISIS-it, ashtu edhe nga ata kundër tyre, ndonëse autenticiteti i tyre nuk është verifikuar.
(be/BalkanWeb)
