E ardhmja e Ardjan Ismajlit nuk është vendosur ende. Edhe pse lojtari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin e tij, drejtuesit e skuadrës nuk kanë humbur shpresën për arritjen e një marrëveshejeje të re.

“Ismajlit i kemi bërë një ofertë, ai ka marrë kohën e nevojshme për të reflektuar. Është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por duhet të bëjë diçka të tillë duke menduar se Empoli e konsideron një lojtar të madh dhe se duam që të qëndrojë me ne. Sigurisht oferta jonë ka qenë në linjë me mundësitë tona ekonomike. Sido qoftë përgjigja e tij ne e rrespektojmë pasi e dimë që kemi të bëjmë një profesiosnit të vërtetë, i cili këtë sezon ka dhënë gjithçka për skuadrën”, tha drejtori sportiv i Empolit, Roberto Xhemi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: