Ardjan Ismajli, i cili është në fund të kontratës me Empolin, duhet të vendosë sa më shpejt që të jetë e mundur për të ardhmen e tij.

Interesimi për mbrojtësin kuqezi nuk mungon, ndërsa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.

Sipas “PianetaEmpoli”, përveç Besiktas, emri i Ismajlit po përmendet shumë edhe në korridoret e zyrave të Trabzonspor.

Skuadra turke Trabzonspor është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i lojtarit kuqezi duket i duhuri.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb