Një nxënës 13-vjeçar goditi me thikë mësuesen e tij përpara hyrjes së një shkolle në Bergamo, në veri të Italisë.
Mësuesja është 57 vjeçe dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të deritanishme, jeta e saj nuk është në rrezik.
13-vjeçari, sipas dëshmitarëve okularë, e filmoi sulmin me një telefon celular. Ai mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “hakmarrje” dhe pantallona në stil ushtarak. Në kohë rekord, një mësues dhe dy administratorë e ndaluan dhe zbuluan se ai kishte edhe një pistoletë me ajër në xhep.
Për nxënësit e mbetur, u aktivizua mbështetje e veçantë nga një ekip psikologësh, siç ofrohet në këto raste, dhe më pas prindërit u ftuan të merrnin fëmijët e tyre nga shkolla para orarit të rregullt të përfundimit të mësimit.
Ende nuk dihet pse 13-vjeçari e sulmoi mësuesin e tij në këtë mënyrë brutale.
Karabinierët shpjeguan në një deklaratë se “ishte një incident i izoluar”, se nuk ishin të përfshirë persona të tjerë dhe se “motivi nuk lidhet me terrorizmin”.
