TIRANE- Sulmuesi francez i AC Milan, Mbaye Niang, ka qenë viktimë e një aksidenti rrugor mëngjesin e së dielës dhe është dëmtuar në një shpatull dhe një kavilje, raportojnë mediat italiane.

Sipas Sky Sport, lojtari mund të mungojë në fushat e lojës për dy muaj. Hollësitë e aksidentit nuk janë bërë të ditura përveç faktit se Niang ishte në mjet. Sipas Sky Sport, ai i është nënshtruar testit të alkoolit, por ka dalë negativ.

Sulmuesi francez 21-vjeçar ka zënë vend si titullar tek Milani prej disa muajsh. Ai ka shënuar 8 gola në 20 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: