MILANO- Një alarm për bombë në gazetën e njohur italiane “Sole 24Ore” u lëshua mëngjesin e sotëm nga policia italiane. Rruga “Monte Rosa”, ku gjendet selia e gazetës, u rrethua dhe u bllokua plotësisht”, njoftoi policia.

Sipas të dhënave të policisë italiane rreth orës 10:15 në centralin e të përditshmes kishte mbërritur një thirrje anonime. Menjëherë pas kësaj telefonate, punonjësit braktisën ndërtesën, jo vetëm ata të gazetës.

Kompleksi ku ndodhet redaksia e gazetës ishte mbushur plot me njerëz për një panair të ndërmarrjeve dhe investitorëve. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe disa ambulanca.

Redaksia e gazetës e bëri mbledhjen në një restorant pranë. Vetëm në orën 14:15 pasi policia njoftoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë në ndërtesë, gazetarët u rikthyen në vendin e punës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: