ITALI- Gjykata e Katanias ka firmosur ditën e sotme një dekret sekuestrimi, i cili i shpall “luftë” botës së gazetarisë në pjesën jugore të Italisë.
Me kërkesën e Drejtorisë Distriktuale Antimafia, drejtorit dhe njëherësh editorit, Mario Ciancio Sanfilippo, i janë sekuestruar mbi 150 milionë euro si dhe prona, të cilat dyshohet se i ka përvetësuar përmes pjesëmarrjes në një shoqatë mafioze.
Mediat italiane raportojnë se ky veprim prek të përditshmen italiane “La Sicilia” dhe Sanfilippo mban postin e drejtorit, por edhe shumicën e kuotave tek “Gazzetta del Mezzogiorno” të Barit si dhe dy televizione rajonale si “Antenna Sicilia” e “Telecolor”.
Prokuroria nisi hetimet për këtë grup që në vitin 2007 për editorin dhe drejtorin, Mario Ciancio Sanfilippo dhe 5 vite më vonë, përktësisht në 2012 kishte kërkuar arkivimin.
Kjo kërkesë nuk u pranua nga gjyqtari Kuigi Barone dhe hetuesit kërkuan shtyrjen e gjykimit për editorin italian. Para një viti, një tjetër gjyqtar, i treti në radhët që merren me hetimet ndaj editorit urdhëroi hap[jen e procesit hetimor ndaj katanezit, përcjell “ilfattoquotidiano.it”
Drejtorisë Distriktuale Antimafia ka skanuar llogari rrjedhëse, prona dhe pasuri të patundshme duke vënë nën akuzë 86-vjeçarin për bashkëpunim me grupin mafioz të “Cosa Nostra-s”. Pas kontrolleve të imtësishme, prokuroria kishte njoftuar se 3 vite ma parë kishte gjetur e sekuestruar 52 mln euro, të cilat ishin depozituar në Zvicër dhe nuk ishin deklaruar.
Editori dhe drejtori i mediave italiane u përpoq të justifikonte shumën e sekuestruar, por provat nuk ishin bindëse për hetuesit, të cilët më pas vendosën sekuestrimin e tyre dhe hapjen e procesit hetimor për të.
(n.m/BalkanWeb)
