ITALI
Një javë më parë, presidenti i rajonit të Piemontes Alberto Cirio kërkoi ndihmë ambasadës së Kubës në Itali dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm.
Në grupin e mjekëve të mbërritur nga Kuba në Torina ka epidemiologë, anestezistë, mjekë të kujdesit intensiv, mjekë të përgjithshëm, ndërsa infermierët janë të specializuar për kujdes intensiv.
Ky staf, për nga përgatitja, është i të njëjtit nivel me atë që është duke vepruar në Lombardi, i specializuar për ndërhyrje emergjente. Ky grup është pjesë e mjekëve që kanë dhënë ndihmën e tyre prej 55-vjetësh në zona të ndryshme të botës, nga Ebola në Afrikë, te tërmeti në Haiti.
“Mirënjohja jonë shkon para së gjithash në Kubë dhe punonjësve shëndetësorë që kanë pranuar të ndihmojnë territorin tonë në një moment kaq të vështirë”- theksoi Alberto Cirio, presidenti i Piemontes.
Më herët edhe shtete në tjera në botë kanë dërguar ekipe mjeksësore në Itali për të luftuar virusin e tmerrshëm që ka pushtuar botën. Kanë ardhur nga Kina, Rusia dhe nga vendi ynë. Shqipëria dërgoi drejt vendit fqinj një ekip mjekësor prej 30 mjekësh dhe infermierësh për t’i ndihmuar.
(BalkanWeb)
