Ekspertët në Venecia kanë filluar përgatitjet për çmontimin e një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 3500 personave iu kërkua të largohen nga shtëpitë e tyre si masë sigurie.

Zyrtarët paralajmëruan së policia do të duhet të rregullojë trafikun në disa rrugë dhe turistët do të përballen me vonesa.

Edhe hapësira e ajrit mbi Venecian do të bllokohet, në atë që mediet e kanë quajtur “Dita e Bombës”.

Bomba me peshë 220 kilogramë u gjet gjatë gërmimeve pranë portit industrial Marghera. Ajo ndodhet gjithashtu afër disa shinave hekurudhore. //ATSH

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb