Dy shqiptarë janë arrestuar nga Guardia di Finanza pasi gjatë kontrollit iu gjetën 520 gramë heorinë e pastër.

Dy shqiptarët ishin vënë në shënjestër nga policia pasi, njëri prej tyre kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe kohët e fundit i kishte skaduar dhe leja e qëndrimit në Itali. Në kontrollin që iu bë makinës së tyre në një prej rrugëve kryesore të Andria, karabinierët gjetën sasinë e drogës që nëse do të ishte shitur do të kapte vlerën e 40 mijë eurove.

Emrat e shqiptarëve nuk bëhen ende të ditur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: