Lëvizja “5 Yje” e ish-kryeministrit italian Giuseppe Conte do të vendosë mbrëmjen e sotme nëse do të japë nga fondi i pagave të anëtarëve të saj, 1 mln euro për ndihmat humanitare në Gaza.

Lajmi është bërë publik nga Conte, i cili në një mesazh në facebook shkruan se votimi është i hapur deri në orën 22:00.

“Sonte do të votohet nëse do të ndahen një milion euro nga pagat që ne parlamentarët dhe këshilltarët rajonalë” të Lëvizjes Pesë Yje “po i shkurtojmë vetë, për të financuar këtë projekt që përfshin ndihmë humanitare dhe furnizime ushqimore për popullsinë e rraskapitur të Gazës.”, shkruan ish-kryeministri italian Giuseppe Conte.

Ky fond do t’i akordohet shoqatës “Muzikë për Paqen” si pjesë e Flotiljes Globale Sumud që niset për në Gaza.

“Ju, anëtarë dhe aktivistë, duhet të jeni ata që vendosni”, shpjegoi Conte.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb