ITALI- Lëvizja Pesë Yjet (M5S, antisistem) zbuloi sot në internet një program të përbashkët për qeverinë, të arritur me Ligën (ekstremi i djathtë), për të drejtuar Italinë duke iu kthyer shpinën masave shtrënguese pa u larguar nga eurozona për më tepër.

“Sot, përcaktohet përfundimisht me të gjithë elementët kontrata për qeverinë e ndryshimit, jam shumë i lumtur. Këto 70 ditë kanë qenë vërtet intensivë, shumë gjëra janë arritur, por në fund kemi arritur të realizojmë atë që kishim njoftuar gjatë fushatës zgjedhore”, deklaroi në rrjetin social “Facebook” kreu i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio.

Programi prej 58 faqesh, që përmban 30 pika, u është paraqitur që prej sot në mëngjes militantëve të L5Y në internet.

Liga kishte njoftuar vullnetin e tij për ta paraqitur gjithashtu tekstin për votim tek militantët të shtunën dhe të dielën në stendat e vendosura në mbarë Italinë.

Kontrata për qeverinë nuk flet më për një dalje nga euro, por i ka kthyer shpinën masave shtrënguese dhe një politike për reduktimin e borxhit publik italian.

“Veprimi i qeverisë do të synojë një program për reduktimin e borxhit publik jo nga recetat e bazuara në taksa dhe masa shtrënguese, politika që nuk kanë arritur objektivin e tyre, por nëpërmjet rritjes së PBB-së nga rritja e kërkesës së brendshme”, shton teksti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb