Një shtetas egjiptian dhe një italian me origjinë egjiptiane janë arrestuar herët në mëngjes në Milano, ku po zhvillohet një operacion policor antiterror.

Dy të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë me qëllim terrorizmin dhe nxitje të dhunës.

Operacioni po koordinohet nga policia e kryeqytetit italian dhe drejtoria e sigurisë kibernetike të Perugias, pas urdhrave të lëshuara nga prokuroria e Milanos.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb