Një aksident i tmerrshëm i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima është identifikuar si Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani.

I riu raportohet se po udhëtonte me makinë mëngjesin e së enjtes drejt Veronës, kur është përplasur me një kamion.

Dyshohet se pas një parakalimi të gabuar, mjeti ku udhëtonte Klajdi Tahiri ka dalë në korsinë e kundërt duke u përplasur me një kamion.

Raportohet se shoferi i kamionit, një 45-vjeçar me origjinë rumune, për për të shmangur përplasjen ka devijuar djathtas por pa sukses. Makina ku udhëtonte 29-vjeçari u kthye në një grumbull hekurishtesh pas përplasjes fatale.

I riu u shpall i vdekur në vendngjarje dhe trupi i tij i pajetë u dërgua në morg.

Me origjinë nga Elbasani, viktima kishte jetuar në Villanuova sul Clisi së bashku me familjen e tij. Ai kishte studiuar në Cfp Zanardelli dhe punonte në sektorin e ndërtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb