Dy anëtarë të forcave ajrore Italiane vdiqën pasi avioni i tyre T-260B u rrëzua të mërkurën (1/10) gjatë ushtrimeve stërvitore mbi Parkun Kombëtar Circeo, në jug të Romës pranë qytetit të Sabaudia.
Ekipet e shpëtimit thuhet se gjetën rrënojat e avionit që digjeshin dhe trupat e anëtarëve të Forcave Ajrore brenda.
Aeroplani u rrëzua pranë njërës prej hyrjeve të parkut, në një zonë të pyllëzuar ku nuk ndodhej askush në atë kohë. Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni postoi në rrjetin social “X” duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes.
Esprimo profondo cordoglio per l’incidente occorso a un velivolo dell’Aeronautica Militare nei pressi del Parco Nazionale del Circeo. La mia vicinanza e quella del Governo alle famiglie delle vittime, all’Aeronautica Militare e a tutta la Difesa.
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) October 1, 2025
“Shpreh hidhërimin tim të thellë për aksidentin që i ndodhi një avioni të Forcave Ajrore pranë Parkut Kombëtar Circeo. Ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes.”
