Dhjetë euro më shumë për të shijuar Venecian me një shëtitje panoramike me gondolë.

”Nga 80 në 90 euro për gjysmë ore tashmë xhirot kanë arritur në 100-110 euro”, shkruan il messaggero.it.

Në fakt, me rregullore është bashkia e Venecias ajo që dikton kushtet ekonomike të shërbimit të gondolave ​​e cila nga viti 2014 dhe çdo pesë vjet parashikon çmimet.

Një kapërcim i pavërejtur asnjëherë deri më tani, por i sjellë në vëmendjen e këshillit venecian nga shoqata e gondolierëve, e cila evidentoi nga njëra anë mospërditësimin e listës së çmimeve në vitin 2019, nga ana tjetër inflacionin e vitit 2022.

Ndryshimi i fundit daton në vitin 2014 kur, për të njëjtin çmim, koha e udhëtimit u reduktua nga 40 në 30 minuta, por me 1 nëntor 2023 tarifa ka ndryshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: