ITALI

Një infermiereje kalabreze në Reggio Kalabria, e dyshuar si e lidhur me mafien lokale, i është sekuestruar një pasuri prej 5.5 milionë euro.

Pasuria në fjalë e saj u sekuestrua, për shkak të dyshimit se ajo ka lidhje me “Ndragheta-n”. Infermierja 61-vjeçare Annunziato Iamonte punon në spitalin e Melito Porto Salvo, shkruan “Ansa”.

Iamonte ka qenë më parë nën mbikëqyrjen e policisë dhe ka qenë e lidhur me klanin Iamonte të Ndraghetas, mafias më të fuqishme në Itali. Policia lokale është alarmuar, për shkak të infiltrimit të mafies në mesin e stafit të infermierëve në këtë vend.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb