Tifozët vijojnë të dhurojnë spektakël në finalet e Europianit “Francë 2016”. Tifozët e “axurrëve” dhe suedezët kanë ndezur sot stadiumin Toulouse, me flamuj shumëngjyrësh, bukuroshe italiane dhe skandinave, supermario dhe gladiatorë.

Por në ndeshjen Itali-Suedi, fotografia që ka tërhequr më shumë vëmendjen është puthja në buzë e dy tifozeve suedeze. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte arriti kualifikimin për 1/8 pas fitores që mori ndaj Suedisë me rezultatin 1-0.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb