Te Italia një nga çështjet më të rëndësishme për t’u zgjidhur është ajo e rikthimit të sulmuesit Federico Chiesa në Kombëtare. Shefi i Delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon, foli për këtë temë, në një intervistë për GDS.
“Duhet t’i rikthejmë të gjithë lojtarët më të mirë. Nëse dikush bie në sy, nuk ka asnjë përjashtim të çfarëdoshëm, edhe sepse kemi nevojë për ta.
“Ne po e presim Chiesan; ka shumë pak si ai në Evropë, por Rino nuk ka lënë askënd jashtë që e meriton të jetë këtu. Grupi ka rëndësi”- tha ai.
