Tashmë që po mendohet një takim trepalësh ose më shumë faktorëve për një armëpushim në Ukrainë ose një paqeje të përhershme me Rusinë, pyetja që lind është se ku mund të bëhet samiti.
Italia është përmendur shpesh si vendi më ideal, madje samiti të bëhej në Vatikan. Së fundmi, është ministri i jashtëm i Italisë që konfirmon se është e gatshme që vendi i tij të mirëpresë takimin, që mund të jetë historik sa i përket dhënies fund të konfliktit.
“Italia gjithmonë ka shprehur gatishmërinë e saj për të pritur çdo samit që synon ndërtimin e paqes, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë.”
Ministri i Jashtëm Antonio Tajani e tha këtë në Speciale Tg4, kur u pyet për gatishmërinë e Italisë për të pritur një takim të mundshëm trepalësh midis Donald Trump, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.
“Ne jemi gjithmonë një lojtar kyç në ndërtimin e paqes. Ne do të vazhdojmë të organizojmë takime. Ne jemi të disponueshëm, por do të vazhdojmë të punojmë shumë diplomatikisht për të siguruar një përfundim të shpejtë të luftës”, shtoi ai.
