Mbi 11 milionë e gjysmë shikues italianë ndoqën mbrëmjen e djeshme ndeshjen debutuese të kombëtares së tyre në EURO 2024.
Sfida që u mbyll 2-1 kundër Shqipërisë, u ndoq nga 10.5 milione shikues në Rai1. Nga ana tjetër kësaj shifre i shtohen edhe 1,194,000 italianë të tjerë që ndoqën ekipin e Spallettit në Sky Sport.
Kështu kampionët në fuqi të Europës nisën me këmbën e mbarë fushatën e tyre ku do të përpiqen të përsërisin suksesin e Euro2020.
