Serie A po kthehet në makth për legjionarët kuqezi. I pari që “parkoi” në infermieri ishte Medon Berisha, me mesfushorin kuqezi që vijon ende fazën e rikuperimit. Fill pas dëmtimit të Berishës të njëjtin fat kishte edhe Berat Gjimshiti, me kapitenin kuqezi që brenda pak javësh u dëmtua dy herë, e fundit ishte në ndeshjen kundër Torinos. Sipas raportit mjekësor të klubit, Gjimshiti i është nënshtruar terapisë për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Legjionari i fundit që pësoi një dëmtim ishte Ardian Ismajli.

Në sfidën kundër Romës, e vlefshme për Kupën e Italisë, Ismajli doli nga fusha në minutën e 70-të. Qendërmbrojtësi, pas një përplasje, preku këmbën duke ndezur menjëherë alarmin në radhët e stolit “granada”. Fillimisht Ismajli tentoi të shtrëngonte dhëmbët, por u dorëzua duke dalë nga fusha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave bëhet fjalë për një problem në kavilje. Është ende e paqartë shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit, por shqetësuese është fakti që ky ishte dëmtimi i radhës për mbrojtësin shqiptar.

Nuk u preferua asnjë minutë as në Kupë mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani. Trajneri Baroni e la në stol për 90-minuta duke vërtetuar se Asllani nuk është pjesë e planeve të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb