“E vetmja mënyrë për ta shtyrë presidentin rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë është përmes sanksioneve të synuara ndaj sistemit financiar rus”.

Kështu tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm së Italisë, Antonio Tajani, në fjalimin e tij në Forumin Teha në Cernobbio. Tajani shtoi më pas se, t’i kërkojë Zelenskyt të shkonte në Moskë, do të ishte si të kërkoje dorëzim, dhe ky nuk është një mesazh pozitiv.

Pavarësisht mbështetjes që Italia i ka bërë Ukrainës, qeveria e Melonit ka qenë kundër dërgimit të trupave, të paktën ato italiane. Italia është shprehur garante për të pritur takimin e shumëpërfolur Putin-Zelensky, por ky opsion nuk është marrë parasysh nga Moska deri tani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb