Italia e Roberto Mancinit nis aventurën në Nations League me objektivin për t’u rikthyer te trofetë. Trajneri italian kërkon një skuadër “dominuese”, por mbi të gjitha një ekip që të luajë me entuziazëm dhe pa presion.
Sfida e parë është ndaj Belgjikës, ndërsa nga grumbullimi në Coverciano vijnë edhe sinjalet e para për formacionin. Skema pritet të jetë 4-3-3, me mundësi kalimi në 4-2-3-1. Donnarumma, Barella, Calafiori dhe njëri mes Tonalit e Frattesit janë të vetmit lojtarë me më shumë eksperiencë. Në mbrojtje, në mungesë të Bastonit, Scalvini pritet të formojë qendrën me Mancinin, ndërsa Kayode dhe Calafiori do të luajnë në krahë.
Në mesfushë pritet debutimi i Alessandro Romanos. Në sulm, Pio Esposito shihet si titullar, ndërsa Zaniolo dhe Kean janë kandidatë për krahët. Mancini ka në dispozicion edhe Cambiaghin, Vergarën, Daniel Maldinin, Raspadorin dhe Inacion.
Me katër ndeshje në vetëm dhjetë ditë, hapësirë pritet të ketë për të gjithë. Nations League shihet si një mundësi për të ndërtuar një Itali të re dhe për të rikthyer besimin te Kombëtarja. Të gjithë në Itali e kanë të qartë. Kjo skuadër ka nevojë të rikthehet tek fitoret, pas dështimit për here të tretë për të marrë pjesë në një Kupë Bote. Me Mancinin shikohet si “timonieri” i duhur për të rikthyer “azzurrët” sërish në shinat e duhura, për vetë emrin e madh dhe historinë që ka nga mbrapa.
