Në 24 orët e fundit janë shënuar 16.632 raste të reja me Covid në Itali. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të vdekurit janë 75. Numri i të shtruarve është ende në rritje: 24 të tjerë në terapi intensive dhe 43 të tjerë në pavijonet e zakonshme. Të shëruarit e rinj janë 8,988.

Vazhdon rritja e pozitivëve aktualë, 223,718 gjithsej, pra 7,564 më shumë se të premten. Numri i përgjithshëm i rasteve është 5.094.072, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 134.152 vdekje.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: