ITALI – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu mori pjesë sot në një tryeze pune ne Senatin Italian, për shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin mes vendeve për sëmundjet e lindura të gjakut.

“Jetëgjatësia dhe trajtimi i pacientëve me hemoglobinopatite ka ndryshuar cilësisht vitet e fundit në Shqipëri, por kemi ende shumë për të bërë sa i takon profilaksisë dhe identifikimit të hershëm të sëmundjeve të lindura të gjakut”, tha Manastirliu në fjalën e saj në këtë tryezë.

Ministrja Manastirliu vlerësoi mbështetjen e Italisë për të siguruar ndihmë konkrete për sigurimin e faktorit VIII, i cili është jetik për të sëmurët hemofilikë.

Seanca drejtohej nga  Pier Paolo Sileri, president i Komisionit të Shëndetësisë në Senatin Italian, ku merrte pjesë gjithashtu edhe nënsektretari i shtetit, z. Armando Bartolazzi, zëvendës sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.

Me z. Bartolazzi, më herët, Ministrja Manastirliu zhvilloi një takim zyrtar, ku palët u dakordësuan për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjelltë midis Shqipërisë dhe Italisë per shendetin publik, ne fushen farmaceutike, bashkepunimin  mes spitaleve, edukimin dhe trajnimi  e mjekëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb