VLORE- Një shtetas italian është kapur në Portin e Vlorës teksa tentonte të kalonte drejt Italisë 32.4 kilogramë drogë. Gjatë kontrollit të ushtruar, është zbuluar se lënda narkotike ishte fshehur në pjesën ballore të një kamioni tip “Scania”, me targë CH663JM.

Sipas policisë, lënda narkotike e llojit kanabis sativa ishte e ndarë në 19 pako të madhësive të njëjta dhe e mbështjellë me letër natribani të tejdukshme.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, bashkë me automjetin tip “Kamion-Scania” dhe po kryen veprimet proçeduriale në lidhje me ngjarjen. Ndërkaq është arrestuar drejtuesi i kamionit, shtetasi italian Giovani Melafronte, 48 vjeç, banues në Napoli, Itali.

Materialet do t’’i kalohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale ““Trafikimi i Narkotikëve””.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: