Një atentat u raportua mbrëmjen e djeshme ndaj një shqiptari në Athinë. Mësohet se i riu shqiptar i cili si pasojë e atentatit mbeti i plagosur është 32-vjeçari Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona.

32-vjeçari njihet si anëtari i bandave kriminale që operon në shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa theksohet se ka qenë dy herë i depërtuar.

E plagosur pas këtij atentati mbeti edhe një 26-vjeçare greke, e cila në dëshminë e saj ka treguar se nuk e njeh shqiptarin, por ndodhej në zonën kur pati të shtëna me armë.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: