Një i ri është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në zonën e Rrugës së Dibrës në Tiranë, pasi u kap në posedim të një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike të dyshuara për shitje.

Sipas informacioneve paraprake, i riu, i cili rezulton të jetë nga Durrësi, u ndalua gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në këtë zonë. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën mbi 100 doza kokaine, të ndara dhe të përgatitura për shitje në treg.

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe disa doza të tjera të dyshuara si heroinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: