Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. L., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Kanabisi dhe një shumë parash. Lënda narkotike dhe shuma e parave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen Xh. M., 24 vjeçe, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet rrjeteve sociale një 20-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. J., 21 vjeç dhe E. A., 21 vjeç.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb