Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan një shtetas të mitur 16-vjeçar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, konkretisht kokainë dhe kanabis.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin e mitur 16 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
