Një 23-vjeçar është proceduar nga Policia e Fierit pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e vogël kokaine.

Bëhet me dije se lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. F.., 23 vjeç, banues në Ndërmënas, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Kokaine që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb