SKRAPAR

Policia e Skraparit ka shtrirë kontrollet e saj në terren, me qëllimin evidentimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar që merren me kultivim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në fshatin Barçë, policia ka konstatuar kubikë me fidanë kanabis.

Për këtë arsye, është shpallur në kërkim shtetasi D. H. 44vjeç, pasi gjatë kontrolleve në banesë, krahas fidanëve të kanabis i janë gjetur dy radiomarrëse.

Sakaq, është proceduar penalisht edhe kryetari i fshatit, 35-vjeçari A,R., i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Skrapar

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i tentativës për kultivim.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar shpallën në kërkim shtetasin: D. H., 44 vjeç, banues në fshatin Braçë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse.

Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: