Dy persona janë proceduar nga Policia e Durrësit pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu konsfiskuan një sasi paketash pa pullë fiskale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 31 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin me administrator shtetasin A. H. u gjetën dhe u sekuestruan një sasi paketash me cigare, pa pullë fiskale, të cilat i kishte blerë shtetasi E. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb