Gazetarja Klodiana Lala, dha disa detaje në studion e “Open” për sjelljen e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë qëndrimit të tij në Institucionin e Paraburgimit.
Sipas Lalës, SPAK ka prova audio të gjuhës shantazhuese dhe intimiduese të Veliajt ndaj punonjësve të policisë, gjatë kontrollit që i është bërë në qeli.
Po ashtu SPAK ka prova dhe nga përgjimet, dhe parë në këtë kontekst është pothuajse e pamundur që Veliaj të ketë zbutje të masës së sigurisë, në seancën e së mërkurës”, tha Lala.
(Balkan Web)
