Vijon prej tri ditësh greva e urisë e një përfaqësie të Shoqatës së Paraplegjikëve në Elbasan.

Mësohet se gjatë ditës së diel dy prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Ndonëse janë në ditën e tretë të grevës në zyrat ku janë ngujuar, asnjë përfaqësuar i institucioneve shtetërore nuk ka shkuar për të biseduar me grevistët.

Ndërkohë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore tre prej grevistëve janë zëvendësuar.

Ndërkohë që të vetmit që kujdesen për jetën e tyre  janë familjarët.

Gjithsesi të ngujuarit janë të vendosur që greva e urisë do vazhdojë derisa të plotësohet kërkesa e tyre e bërë publike me dhjetëra herë që nga muaji tetor i këtij viti, kur në mënyrë të papritur iu ndërpre një pjesë e pagesës së pa aftësisë si edhe ju është hequr financimi i paketës higjienë sanitare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb