Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak, ndërsa në pranga ka rënë një person. Në kuadër të operacionit të koduar “Kallmeti”, u arrestua shtetasi Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet të Lezhës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje të armëve”.
