Nga Rashela Shehu
Korrupsion dhe tregti e detyrueshme e librave, janë akuzat e studenteve ndaj pedagogut Zenel Shallari, që çuan në pezullimin e tij nga e drejta për mësimdhënie në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë.

Ishin studentët e këtij fakulteti që përmes një peticioni ne muajin prill kërkuan nga dekanati i Fakultetit largimin e pedagogut Shallari. Studentët shprehen se pedagogu iu shiste librat e tij duke përdorur forma të ndryshme presioni, përfshirë penalizimin në notë.

“Funksiononte me listë. Merrte të dhënat e studentëve (emër, mbiemër) që e blinin librin ose jo”, thonë ata. Sipas studentëve libri që pedagogu Zenel Shallari ju kërkonte ta blinin me detyrim, kishte një çmim të lartë dhe nuk plotësonte kriteret akademike.

Të pyetur nëse kanë dijeni për raste të ngjashme, ku pedagogët zhvillojnë forma të ndryshme korruptive brenda auditorëve, studentet e pohojnë ketë fakt.

Lëvizja për Universitetin ka bërë thirrje që studentët e universitetit publik të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: