Sa shqiptar ndihesh? Kjo është pyetja që iu bë trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, pas triumfit 0-1 ndaj Serbisë.

Në konferencë para Jordanisë, numri një i pankinës kuqezi, dha përgjigjen e tij.

“Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7 shqiptar. Pas kësaj fitore, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll.

Ndihem 8 e gjysmë shqiptar. Jam relativisht inteligjent. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë”- tha Sylvinho.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb