Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Thanas Shaka.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol, në vijim të kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, ushtruan kontroll në fshatin Xarrë, Konispol, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Xarrë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: