IuteCredit, kompania estoneze e financave individuale, feston 7 vjetorin e pranisë në tregun shqiptar dhe këtë arsye për të festuar ata kanë vendosur ta ndajnë bashkë me klientët e tyre.

Pas arritjeve impresionuese të ofrimit të kredive në vetëm 7 minuta, ata janë angazhuar të çojnë më tej këtë standard duke lehtësuar sa më shumë nevojat e klientëve për financim.

Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Eksperiencës së Klientit në IuteCredit Znj. Lida Xhengo lajmëroi 7 vjetorin me një seri lajmesh të mira dhe dhurata. Kështu, për të gjithë klientët e rinj, IuteCredit ofron kredinë e parë falas, pra me 0 komision. Ndërkohë, në kuadër të 7 vjetorit, kompania do të organizojë “Javën e Klientit”, në të gjitha degët e saj. Kjo javë përfaqëson vëmendje të shtuar për përvojën e klientit, të mbushur me dhurata dhe kupona pjesëmarrjeje.

Në këtë dalje Znj. Xhengo foli edhe për përvojën e saj në Estoni dhe angazhimin e Shteti Balltik kundër luftës në Ukrainë. IuteCredit ishte një ndër kompanitë e para estoneze të cilat ofruan 100.000 Euro ndihmë për Ukrainën, në kuadër të një mbështetjeje që vazhdon. Në këtë frymë, kompania do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo arsye për të festuar me partnerët dhe klientët e tyre dhe ky përvjetor është veçse fillimi i një standardi të ri në dedikim dhe shërbime, jo vetëm për kompaninë, por për të gjithë tregun e kredive individuale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb