Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, ka mbërritur së fundmi në Vlorë, duke tërhequr vëmendjen me vizitën e saj në jug të vendit.

Burime bëjnë me dije se ajo ka kaluar mbrëmjen e djeshme në vilat qeveritare në zonën bregdetare, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e saj nuk pritet të kufizohet vetëm në këtë takim, pasi Ivanka Trump planifikon edhe disa ndalesa të tjera në qytetin e Vlorës.

Kjo është një tjetër vizitë e saj në Shqipëri, veçanërisht në zonën jugore, të cilën duket se e frekuenton shpesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb