Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso, gjatë diskutimit në “Log.” tha se opozita do të kërkojë të hapë kutitë e votimit dhe për kandidatët e PS që ankimuan rezultatin në KQZ por u tërhoqën.
“PD nuk e ka transparencën vetëm për 7 kandidatët e tij që kanë ankimuar rezultatin, por dhe për kandidatët e PS që u tërhoqën nga ankesa në KQZ pas presionit të Ramës.
Asnjë votë nuk do të tjetërsohet dhe kushdo që ka futur duart në kutitë e votimit do të shkojë për ndjekje penale.
Unë nuk mendoj se ka numërues, të paktën nga PD, të ketë guximin që të tjetërsojë rezultatin, 26 vota janë shumë”, tha Kaso.
Ivi Kaso: Ne po flasim për hapjen e kutive, cfarë verifikojmë në proces ankimor. Kjo që kemi në dorë të verifikojmë është të hapim kutitë, të shohim jo vetëm për 7 kandidatët tanë por për këdo kandidat tjetër që ka ngritur, madje unë ta dhashë lajmin dhe për ata kandidatët socialistë që me urdhër të atij që mendon se kontrollon cdo pushtet në këtë vend dhe dha urdhër në grup hiqni dorë nga ankesa, dhe hoqën dorë si me shkop magjik, edhe atyre do tua hapim kutitë t’i shohim. PD transparencën s’e ka vetëm për vete.
(BalkanWeb)
