IZRAEL-Në Izrael sot mbahen zgjedhjet kombëtare, që shihen si referendum për kryeministrin aktual, Benjamin Netanyahu.

Hulumtimet aktuale të opinionit tregojnë se partia e tij, Likud, është prapa Unionit Sionist të liderit, Isaak Hercog.

Benjamin Netanyahu tha dje se shteti palestinez nuk do të lind nëse ai e fiton mandatin e katërt të kryeministrit.

Gjatë fushatës ai ka tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo marrëveshjeje me Iranin lidhur me programin atomik të këtij vendi.

Zoti Hercog e ka akuzuar Netanyaahun për shfrytëzimin e shqetësimeve të sigurisë për ta larguar vëmendjen nga çështjet sociale, siç është çmimi i lartë i jetesës.

Deri tash, asnjë parti në Izrael nuk e ka fituar shumicën e vetme në parlamentin prej 120 anëtarëve.

Rrjedhimisht, partia fituese ka rast ta formoj koalicionin me parti më të vogla.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: