Këshilli i Ministrave i Izraelit pritet të votojë të dielën për riemërtimin zyrtar të luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës si “Lufta e Rilindjes”.
Propozimi është paraqitur nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ku parashikon zëvendësimin e emërtimit aktual “Shpatat prej Hekuri”, që i është dhënë operacionit ushtarak të nisur më 7 tetor 2023 pas sulmit të Hamasit në veri të Izraelit dhe masakrave ndaj qindra civilëve.
Netanyahu kishte propozuar për herë të parë emrin “Lufta e Rilindjes” një vit më parë, gjatë një mbledhjeje të qeverisë me rastin e përvjetorit të parë të konfliktit, duke deklaruar: “Kjo është lufta për ekzistencën tone, “Lufta e Rilindjes”.
Megjithëse emërtimin zyrtar, shumë izraelitë i referohen ende konfliktit si “lufta e 7 tetorit”.
